Jeta Osh Qef
Home

Pamjet/Momenti i aksidentit në Kamëz, makina merr para nënën me dy fëmijë dhe çiklistin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në Kamëz, ku Rezina Koleci përplasi me makinë një fëmijë të moshës 7-vjeçare, motrën e saj 6-vjeçare, të ëmën dhe një person që udhëtonte me biçikletë.

Në pamjet e bëra publike nga Report Tv vihet re se fillimisht makina e drejtuar nga Rezina Koleci ka goditur çiklistin 57-vjeçar teksa ora shënon 08:40 minuta. Para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet “Mercedes Benz”.

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja Rezina Koleci. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë punonjësi i karburantit ai që ka parë gjithçka dhe siç duket nga pamjet, ka vënë duart në kokë.