Jeta Osh Qef
Home

E vrau i ati, dedikimi prekës i shkollës për të miturën: Ishe plotë jetë…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 19:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas ndarjes nga jeta të vogëlushes dhe nënës së saj, ngjarje e ndodhur në Gjakovë të Kosovës, shkolla "Rilindja", ku edhe vijonte të ndiqte mësimet vajza e Valona dhe Pjetër Ndrecaj, ka bërë një dedikim prekës për të voglën.

Në njoftimin e shkollës thuhet se akoma nuk mund ta besojnë se nxënësja humbi jetën nga një vrasje makabre, e për më tepër, nga dora e të atit.

Shkrimi i plotë në faqen e shkollës “Rilindja”

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për tragjedinë që i ndodhi nxënëses së shkollës tonë me inicialet K.N. Ajo ishte një vajzë plot jetë dhe shpresë dhe lajmi për vdekjen makabre të saj na tronditi të gjithëve.
Ne nuk mund ta besojmë se nuk do të jetë më në mesin tonë fizikisht, ngase në mendjet dhe zemrat tona do të jetoj gjithmonë. Fëmijët janë pasuria më e madhe e familjes dhe shoqërisë, dhe humbja e tyre është humbja më e dhimbshme nga të gjitha humbjet.
K.N u prehsh në paqe ëngjëll i vogël, kujtimi për ty do të jetoj gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona".