Jeta Osh Qef
Home

20-vjeçares i ikën Porsche nga duart, përfundon brenda shtëpisë në një fshat në Krujë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 19:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e re 20-vjeçare ka pësuar aksident në një nga fshatrat e Fushë Krujës, teksa udhëtonte me një automjet luksoz.

Bazuar në njoftimin e policisë, 20-vjeçarja H.Z., banuese në Fushë Krujë, rreth orës 18:30, në fshatin Zallë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Porsche”, ditën e djeshme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në banesën e Xh. B.

Si pasojë është dëmtuar Xh. B., dhe pasagjerët M. Z. dhe G. Z., vjeç 61, 17 e 18, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Foto ilustruese