Jeta Osh Qef
Home

Aktori shqiptar të bijës së vdekur: Ti noton në barkun e krimbave, urime bijë!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2018 19:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E trishtë ishte ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme të vajzës së aktorit të njohur Çun Lajçi, Bubulina Lajçit.

Ajo ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit. Ndarjen nga jeta të së bijës aktori nuk e ka kaluar ende, ndaj nuk nguron të publikojë kujtimet e shumta që ka me të.

Ndër të fundit është lajmi i mirë që Bubulina ka fituar Green Card, por tashmë nuk i duhet e nuk do t’i hyjë në punë.

Lajçi shkruan me dhimbje e mall:

Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Grin Carta Bubulinë.”