Jeta Osh Qef
Home

Deri kur do të vazhdojë “ferri”? Sinoptikanët: Ja kur marrin fund ditët e nxehta
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/08/2018 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vapa përvëluese e këtyre ditëve duket se ka boshatisur rrugët e Tiranës, duke bërë që shumica e qytetarëve të pyesin veten se kur do të mbarojë ky i nxehtë përvëlues.

Dhe jo më kot, pasi mërkura, e enjtja dhe dita e nesërme pritet të jenë tre ditët më të nxehta të verës.

Sipas ekspertëve, ditën e djeshme termometri ka regjistruar 39 grade Celcius dhe e njëjta temperature pritet të shkojë edhe përgjatë të premtes.

Këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme.

Ata shprehen se:

Nga dita e diel e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celcius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.
Nq prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike.
Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normale dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.”