Jeta Osh Qef
Home

Panik në ajër, nëna kërkon të hapin derën e avionit: Foshnja ime po vdes!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/08/2018 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një avionin e një kompanie pakistaneze ditën e sotme, ku një foshnjë ka rrezikuar jetën.

Një nënë është filmuar teksa bërtiste me të madhe, duke i kërkuar stafit të avionit që të hapte derën, pasi foshnja e saj kishte probleme me frymëmarrjen.

Ajo këmngëngulte se ai duhet të merrte ajër me patjetër.

Sipas saj avioni u vonua dy orë dhe nuk po nisej dhe kjo ishte një shqetësim shumë i madh, pasi foshnja e saj kishte nevojë për ajër.

Pasagjerët e tjerë bënë të njëjtën gjë duke i thënë stafit të avionit se ata duhet të hapnin derën me patjetër sepse foshnja rrezikonte jetën.

Ngjarja ndodhi në linjën “Pakistan International Airlines” që udhëtonte nga Parisi drejt Islamabadit.