Jeta Osh Qef
Home

Propozimi i frikshëm i serbëve: Marrim edhe Mitrovicën edhe Preshevën!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/08/2018 21:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe në Beograd është mirëpritur propozimi i Hashim Thaçit për korrigjimin e vijës kufitare, që në termat e përdorur prej serbëve është ende një vijë ndarëse administrative.

Në një pikë, edhe serbët, të paktën Qendra për Studime Euro-Atlantike, CEAS bashkohet me atë të Presidentit të Kosovës: jo heqje të vijës ndarëse sipas etnisë.

Për këtë, në një raport prej 40 faqesh të publikuar online, Qendra për Studime Euro-Atlantike propozon rishikim të kufirit të vendosur në fund të luftës, pas zbarkimit në terren të trupave të NATO-s në Kosovë, por diametralisht kundër kendvështrimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Ai thekson se:

Hapi i parë është që të merret si e mirëqënë mundësia e korrektimit të vijës administrative mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos në veri të Kosovës, përfshirë Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi. Janë katër komuna me popullsi serbe. Në këmbim, Serbia mund të ofrojë krijimin e një bashkësie të komunave shqiptare në jug”, thotë kjo Qendër.Propozimi për të korrektuar vijën administrative nuk ka të bëjë me idenë e delimitimit sipas përbërjes etnike, por mbërrin si ide, sepse as Perëndimi dhe as Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e ka të qartë se sa duhet të ndëshkohet ende Serbia për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë.
Për çështjet të diskutueshme, si në rastin e ujëmbledhësit të Gazivodës, që kontribuon masivisht në furnizimin me ujë të Kosovës dhe që në rast të korrektimit të vijës administrative, pjesa më e madhe e tij do të kalonte nën juridiksionin e Serbisë dhe vetëm një pjesë e vogël do të mbetej si pjesë e Kosovës, por edhe për çështje të tjera, me rëndësi të për Perëndimi dhe për NATO-n mund të diskutohej dhe gjehej zgjidhja përmes një konference ndërkombëtare”.

Në raportin e saj, kjo qendër deklaron se jo domosdoshmërisht kalimi i këtyre katër komunave si pjesë e territorit serb do të thotë shkëmbim me komuniat që janë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, duke iu referuar këtu Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Kjo qendër kërkon që Serbia të investojë për mirëqënien dhe zhvillimin e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe si shembull sjell rastin e Kryeministrit Zoran Gjingjiç në vitin 2001.

Raporti shtjellon më tej idenë e zhvillimit të një konference ndërkombëtare. Thotë se palë në këtë konferencë duhet të jetë Shqipëria dhe jo Kosova.