Sherret dhe dhuna ndaj grave duket se janë bërë fenomene të zakonshme në Shqipëri, duke detyruar edhe familjarët e viktimave të “marrin masa”.
Një rast i tillë është regjistruar në një fshat të Kavajës, ku një burrë është dhunuar rëndë nga kunati i tij.
37 vjeçari me inicialet G. B kadhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Por, menjëherë aty është gjendur vëllai i saj, i cili “i ka hyrë në dru”, burrit të motrës.
Pas kësaj, 37 vjeçari është përballur edhe me kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj gruas, por edhe me urdhër mbrojtje, për shkak të kunatit.