Jeta Osh Qef
Home

Sherr me thika mes fqinjëve në Vlorë, ka të plagosur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/08/2018 23:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr me thika ka ndodhur disa minuta më parë në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e 6-të të një pallati, ku janë përfshirë dy komshinj.

Dyshohet se gjatë konfliktit me armë të ftohta ka dhe persona të plagosur.

Ndërkohë që nuk dihet shkaqet e ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.