Jeta Osh Qef
Home

Gjak në Grac të Austrisë, anësori goditet me shishe kokës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 7:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë ndeshjes mes Sturm të Grac në Austri dhe AEK Larnaka, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Europës, ku një prej gjyqtarëve anësorë u godit me shishe në kokë, e për pasojë u përplas përtokë i plagosur.

Bëhet fjalë për Fredrik Klyver, i cili pësoi një çarje në kokë afër ballit nga goditja. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë duke bërë që të ndërpritet ndeshja.

Autori i sulmit u arrestua dhe në shoqërimin e policisë shprehu pendesë për aktin, duke u përcjellë ndjesë gjyqtarëve dhe tifozëve. Tashmë pritet se me ç’dënim do të ballafaqohet klubi austriak.