Jeta Osh Qef
Home

Vrasje me armë në Shkodër, identifikohet viktima
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 8:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës.

Viktimë mësohet se ka ngelur Fatbardh Lici, 53-vjeç.

Ai dyshohet që më parë të ketë qenë i përfshirë në një vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të rrugës, në lagjen "Kiras".

Ende nuk dihen autorët si dhe motivi i ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Foto ilustruese