Jeta Osh Qef
Home

Në Shqipëri i dhanë vetëm 3 javë jetë, kjo është historia frymëzuese e Artiolës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 8:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historia e Artiolës, një vaje të re nga Shqipëria, ka frymëzuar shumë persona. Në vitin 2010 ajo ishte vetëm 13-vjeçe kur u diagnostikua në Austri me leucemi limfatike.

Mjeket në Shqipëri i dhanë tre javë jetë. Ajo shkoi në Austri, ku edhe u trajtua me shumë sukses në Spitalin e Klagenfurtit. Sot ajo është duke studiuar mjekësinë dhe aktualisht po bën një praktikë në spital në ndihmë të pacientëve.

Kur u pranua për të bërë praktikën në spital, më 1 gusht, e reja është shprehur:

Është një ndjenjë shumë e mirë për të fituar përvojën time të parë praktike këtu. Sa shumë fytyra të njohura, sa kujtime të shumta.
Nga përvoja ime personale mund ta paramendoj se si ndjehen pacientët e vegjël. Çfarë frike dhe shpresa që kanë dhe se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë”.

Kjo është arsyeja përse ajo ka filluar të studiojë mjekësinë. Shqiptarja 22-vjeçare, në javët e ardhshme do të njoftohet me proceset e një spitali nën udhëheqjen e Dr. Prim. Wilhelm Kaulfersch, përcjell albinfo.ch.

Artiola është veçanërisht e impresionuar nga neonatologjia. Studenten e re e ka impresionuar edhe kardiologjia pediatrike, pasi asaj i interesojnë problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve që ata i kanë me zemër .

Ajo shprehet:

Psikiatria dhe neurologjia, si dhe onkologjia do të më irritonin gjithashtu. Onkologjia kryesisht për shkak se në këtë fushë ka shumë për të bërë. Hulumtimet në të gjitha fushat e terapisë së kancerit po përparojnë me shpejtësi të madhe".

Në tre vitet e ardhshëm ajo dëshiron të angazhohet dhe pastaj të përfundojë një trajnim të specializuar përkatës.

Nga mesi i korrikut 2010, mjekët në Shqipëri kishin diagnostikuar “leukeminë limfatike”, duke i dhënë Artiolës shpresa për jetë prej vetëm tre javësh. Sipërmarrësi austriak Robert Rogner, e mori vajzën në Austri me shpenzimet e veta dhe e financoi trajtimin mjekësor në Spitalin e Klagenfurtit.

Pas dy vitesh të trajtimit intensiv, Artiola ka mundur të dalë e shëndoshë nga spitali. Tetë vite pas diagnozës së saj, ajo sot llogaritet si e shëruar.

Që atëherë, Artiola ka gjetur dy “mentorë” të tjerë të rëndësishëm në mjekun nga Villach, Bernd Mirtl dhe bashkëshorten e tij, të cilët asaj i kanë ofruar mbështetje të përkohshme qysh atëherë dhe duke e ndihmuar atë për t`i financuar studimet e saj.