Jeta Osh Qef
Home

Ekzekutimi në Shkodër/Çfarë e solli vdekjen e Licit dhe makina e djegur në fshat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 8:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 53-vjeçarit Fatbardh Lici. Ai është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, ndërsa ndodhej brenda një lokali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pak më vonë një automjet, me të cilën dyshohet të jetë kryer edhe vrasja, është gjetur duke u djegur në fshatin Dobraç.

Policia ende nuk ka një pistë dhe një version zyrtar në lidhje me këtë vrasje, por dyshimet paraprake e lidhin këtë ngjarje me një vrasje të ndodhur rreth 7 vite më parë.

Kështu thuhet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë. 45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Vrasja ne Shkoder on Vidnews.

Vrasja Shkoder on Vidnews.