Jeta Osh Qef
Home

E harroi Era Istrefin, ja me kë e zëvendësoi Faton Shoshi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 9:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo gjë duket se ka marrë fund dhe nuk do të ketë kthim pas në marrëdhënien mes Faton Shoshit dhe Era Istrefit.

Pas një periudhe të gjatë bashkë, menaxheri i këngëtares së famshme dhe Era i kanë dhënë fund gjithçkaje, por ai nuk ka pritur shumë kohë për të nisur një marrëdhënie të re.

Kështu, Fatoni duket se po shijon ditë të mira me këngëtaren nga Kosova, Gresa Hoti dhe këtë e ka konfirmuar me anë të një postimi në Instagram.

Të dy janë të përqafuar dhe fotografia është shoqëruar me zemër. Nuk kanë munguar komplimentet për çiftin më të ri në showbizin shqiptar.