Jeta Osh Qef
Home

Ekzekutim me 10 plumba/Kush është vëllai i këshilltarit bashkiak dhe kunat i Lul Kullës?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 9:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

53-vjeçari Fatbardh Lici u ekzekutua mëngjesin e sotshëm me breshëri plumbash në qytetin e Shkodrës, teksa ndodhej në  një lokal duke konsumuar një kafe. Ai nuk ishte emër i panjohur për policinë, pas pjesëmarrjes në vrasjen e një të burgosuri, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë.

Jo vetëm kaq, por Fatbardh Lici ishte vëllai i Mustafa Licit, i njohur si kreu i partisë  Mendimi i Djathtë Liberal,  si dhe  anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Mustafa Lici. vëllai i vitkimës

Ndërkohë, më herët, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar edhe për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS.

Po ashtu, emri i Mustafa Licit është lakuar edhe një vit më parë pas përplasjes me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Viktima është edhe kunat i biznesmenit Lulzim Kulla, burri i motrës, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Lulzim Kulla, kunati i viktimës