Jeta Osh Qef
Home

E mori rrjedha e lumit, gjendet sot trupi i pajetë i një 14-vjeçari në Mat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trupi i pajetë i një fëmije të moshës 14 vjeçare është gjetur ditën e sotme në Milot.

I mituri kishte humbur që ditën e djeshme, teksa ishte mbytur duke u larë në lumë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Ura e Zogut’.

Trupi i pajetë i fëmijës është gjetur pas disa orë kërkimesh nga ana e familjarëve dhe policisë.

Për JOQ.al banorët e zonës bëjnë me dije se djali është mbytur ditën e djeshme rreth orës 16:00 teksa ka qenë në lumë bashkë me disa shokë dhe e ka marrë rrjedha.