Jeta Osh Qef
Home

Mozzik shumë shpejt baba, zbulon gjininë e bebit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2018 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është konfirmuar shtatzënia e të dashurës së Mozzik, Loredanës. Pas aludimeve të shumta në media, më në fund ka qenë vetë reperi ai që ka konfirmuar shtatzëninë e të dashurës së tij.

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një palë këpucë të vogla fëmijësh.

Nga modeli i këpucëve, Mozzik padashur zbuloi edhe gjininë e fëmijës që po presin. Për shkak se ai është duke mbajtur në duar një palë këpucë djemsh mendohet se Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër të një djali.

Epo, urime!