Jeta Osh Qef
Home

Shteti kujtohet për shkodranët vetëm për t’i arrestuar, 51 veta në pranga gjatë natës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10/08/2018 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Shkodër janë çuar në polici plot 51 shkodranë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

51 qytetarët shkodranë janë arrestuar dy javët e fundit nga aksione gjatë natës, ku Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, tha se mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

Mbi 65% e të proceduarve penalisht janë nga zonat e Koplikut dhe Bushatit.

Pra, Koplik dhe Bushat, dy nga zonat që vjeshtë e dimër i ke nën ujë, të përmbytur dhe të harruar nga shteti kur vjen puna për dëmshpërblim, por asesi nuk harrohen kur vjen puna për të paguar ndaj shtetit.

Pse duhet të paguajë taksat, energjinë apo ujin një shkodran që edhe përmbytet ço vit nuk ka marrë kurrë një dëmshpërblim?!

Edhe pse Shqipëria ka kapacitetin më të lartë prodhues të energjisë elektrike, sërish ka çmimin më të lartë në rajon të saj në raport me standardin e jetesës në vend.

Represioni nuk ka fytyrë tjetër, kjo është diktatura moderne…që kur e mendon mirë të na bëhet sepse nuk protestojmë.