Jeta Osh Qef
Home

Horror në Rodos/ Shqiptari mbyll 6-vjeçaren në banjo dhe e përdhunon
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10/08/2018 13:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rodos të Gresiqë, ku një shqiptar ka përdhunuar një vajzë 6-vjeçare.

Rasti u zbulua nga prindërit e të miturës, të cilët banonin pak blloqe larg shqiptarit, teksa e vogla i kishte treguar motrës së saj më të madhe.

52-vjeçari shqiptar, autor i kësaj vepre të shëmtuar, raportohet se është i martuar dhe baba i dy djemve të rritur.

Ai e kishte mashtruar të voglën me një karficë flokësh, e kishte futur brenda në banjo, ku ka mbyllur derën dhe e ka përdhunuar.

Shqiptari do dalë të këtë të hënë (13 gusht) para gjykatës, por përveç përdhunimit, fqinjët e kanë paraqitur atë si person shqetësues pasi thuajse gjithë kohës është i dehur nga konsumimi i birrave pa ndërprerje.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk e di për çfarë bëhet fjalë.

Burimi: Fimes/ Përshtati JOQ.al