Jeta Osh Qef
Home

Lajm i mirë nga Berlini, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Europianit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10/08/2018 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i mirë vjen nga Europiani i Atletikës që po mbahet në Berlin, ku Luiza Gega ka arritur të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Shqiptarja Luiza Gega u rendit e dyta në baterinë e saj kualifikuese, duke shënuar kohën 9 minuta, 33 sekonda e 11 të qindtat.

Kjo kohë e çon Gegën në finalen e së dielës që do të mbahet në orën 20:45, Gjermani.