Jeta Osh Qef
Home

Kur feston ditëlindjen miliarderja më e re në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/08/2018 14:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot është një ditë shumë e veçantë, sidomos nëse emri yt është Kylie Jenner.

Siç mund edhe të kuptohet, është e pamundur që një nga pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner të ketë ditëlindjen dhe kjo gjë të kalojë pa zhurmë.

Kështu, festa e 21-vjetorit të Kylie, në të cilën mbizotëronte ngjyra rozë, ishte mbushur përplot me njerëz të njohur, kukulla të personalizuara, ndërrime kostumesh etj.  Shumë zhurmë me pak fjalë!

Ajo që e ka bërë më shumë “zhurmën” ka qenë një foto e postuar nga 21-vjeçarja në llogarinë e saj në Instagram. Në të shfaqen Kylie, Kendall, Kim, Kourtney, Kris dhe Khloe kanë drejtuar të gjitha gishtin e mesit nga kamera.

Vetëm pak muaj më parë u zbulua që Kylie pritet të radhitet në listën e miliarderëve të vetë-bërë si më e reja në moshë.

Kështu që paratë ishin problemi i fundit në listën e organizimit të ditëlindjes. Se si e festoi ditëlindjen miliarderja e ardhshme mund ta shikoni duke shfletuar fotot e mëposhtme.