Jeta Osh Qef
Home

Refuzoi të paguante çmimet e kripura, 26-vjeçarja masakrohet nga pronari i hotelit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21/08/2018 12:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente është rrahur brutalisht me një shufër hekuri pasi refuzoi të paguante më shumë para për hotelin ku ajo kaloi pushimet.

Laura Denmar 26 vjeçe, u sulmua brutalisht pasi të dashurin e saj e kishin vënë me shpatulla pas murit duke mos i lënë mundësinë të lëvizë. Studentja britanike e Dramaturgjisë, udhëtoi muajin e kaluar në Kroaci.

Sipas Daily Mail, ajo dhe i dashuri i saj Jeremy, 39 vjeç, rezervuan një hotel me një çmim prej 60 paund nata përmes një faqeje në internet.

E reja tha se pronari i hostelit ku ata qëndruan iu paraqiti një tjetër çmim nga ai që kishin rënë dakord në fillim.

Ajo tha:

U thashë se ishte e paarsyeshme dhe nuk pranova të jepja më shumë para, kështu që na u tha që do të thërrisnin policinë nëse nuk largoheshim menjëherë. Ne vendosëm të largoheshim, por pastruesja mbylli derën duke na lënë brenda derisa një burrë mbërriti. Ai mbërtheu të dashurin tim pas murit, ndërkohë që filluan të më godisnin mua me një shufër hekuri. Ishte e tmerrshme. Ne jemi mirë tani që jemi kthyer në Britaninë e Madhe por ishte një përvojë e tmerrshme. Jemi me fat që dolëm gjallë nga aty dhe dëshirojmë të paralajmërojmë të tjerët të kenë kujdes para se të rezervojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet internetit.”