Jeta Osh Qef
Home

Balla pranon lidhjen me Edmond Begon: E njoh familjarisht!
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 21/08/2018 14:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të PD se ai ka lidhje me biznesmenin e arrestuar në Greqi për llogari të Italisë, Edmond Bego.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje gjatë konferencës me dy deputetët gjermanë, Balla tha se e njeh biznesmenin familjarisht.

Balla u shpreh:

Personin në fjalë e njoh. Njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, nxënës të shkëlqyer, moshatarë me tim bir. Kurrë nuk iu është ofruar mburojë nga ligji. Përgjigjen më të mirë e dha policia dje.
Unë e di se për shumë shqiptërë në kufinj bëhet veriikimi i të shkuarës së tyre në lidhje me dënime dhe kjo është diçka normale. Por në këtë proces është e rëndësishme të hiqet dorë nga njerëz të thjeshtë, për përdorim të njërit krah kundër krahut tjetër. Kjo është pjesë e Babales, Seria 3, se është e qartë se personi në fjalë nuk është në kërkim nga asnjë prej shërbimeve. Konventat ndërkombëtare parashikojnë 40 ditë kohë dhe kur të dalë ju mund ta pyesni vetë. Dhe për mediat, nuk mund të bëhet i njëjti lajm për personin si kur e ka kryer, si pasi e ka kryer veprën penale”