Jeta Osh Qef
Home

E rëndë në Lezhë, gjendet i mbytur në rezervuar 29-vjeçari
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 21/08/2018 16:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krajen në Lezhë mëngjesin e sotëm.

Një 29 – vjeçar është gjetur në një rezervuar dhe nga informacionet paraprake, dyshohet të jetë mbytur.

Në njoftimin e policisë thuhet se 29-vjeçari B.L., , është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune.

Njoftimi i plotë:

Më datë 21. 08. 2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër baneses se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Foto ilustruese