Jeta Osh Qef
Home

Kapet me 14 mijë euro në Kakavijë, shqiptarit “i bëjnë gjëmën”
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 21/08/2018 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është kapur në doganën e Kakavijës në tentativë për të hyrë në vendin tonë me 14.000 euro të padeklaruara.

Ai u kap nga policia greke me valutë të fshehur.

Shuma prej 14.000 euro me gjasë ishin kursimet e një jete në emigracion.

Por sipas ligjit, emigranti duhej t’i deklaronte në doganë, gjë që ai nuk e bëri.

Ato iu gjetën gjatë kontrollit dhe gjithmonë siç përcakton ligji, i mbajtën si gjobë 25% të vlerës.

Pjesën tjetër të parave ai do të mund t’i marrë vetëm pasi të dokumentojë burimin e parave, pra mënyrën se si i ka siguruar ato.

Në të kundërt, paratë do të kalojnë në llogari të shtetit grek.