Jeta Osh Qef
Home

Moderatorja shkrihet me lot, çfarë ndodhi në emision që e bëri të mbajë barkun me dorë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25/09/2018 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është shkrehur në të qeshura moderatorja e emisionit të pasdites në Vizion Plus, Anila Çela.

Ajo ka qeshur aq shumë dhe me shpirt gjatë një prej pasditeve të saj në punë, me mikeshat që kishte të ftuara në studio, saqë realisht i kanë dalë lot nga sytë.

Por çfarë ndodhi e çfarë u tha që moderatorja e të ftuarat qeshën aq shumë?

Realisht, tema e bisedës ka qenë për "nënat Barbie", ato zonja, të cilat janë bërë nëna, por që sërish kanë kujdes të madh për veten e tyre dhe duken tamam si kukulla Barbie.

Njëra prej të ftuarave ishte duke folur për ndryshimin e kodeve të  profileve në rrjetet sociale, e teksa ka qenë duke biseduar në studio, ka treguar se cili është fjalëkalimi i saj aktual.

Shikoni vetë më poshtë situatën e krijuar dhe qeshni edhe ju.