Jeta Osh Qef
Home

Krijuesit e Instagram japin dorëheqjen, plas skandali
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25/09/2018 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Themeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre drejtuese në këtë kompani gjigante dhe kanë dorëzuar sëfundmi dokumentet e dorëheqjes tek drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.

Mediat e huaja shkruajnë se dorëheqja e dy shefave të mëdhenj të Instagram vjen pas skandalit të Facebook me të dhënat personale të përdoruesve.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger e krijuan aplikacionin “Instragram” në vitin 2010 dhe në 2012 ishte Zuckerberg ai që e bleu rrjetin social, ndërkohë që Kevin dhe Mike vijuan të punojnë për këtë kompani edhe pas shitjes.