JOQ Albania
Home

‘’Ku shkojnë taksat tonat’’, qytetari tregon se si ka plasur m**i rrugëve të Tiranës së vitit 2019
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 04/04/2019 9:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë shumë gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Këtë e vërteton më së miri një rast i ardhur në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetari që jeton afër rrugës ‘’Nacionale’’ në Dajt tregon se banorët e kësaj zone janë duke vuajtur për ujin e pijshëm dhe se gjendja e kanalizime është skandaloze dhe se me ardhjen e verës aty është e pamundur të jetosh.

Ai ka thënë se prej më shumë se një viti po kërkojnë zgjidhje dhe nuk kanë lënë instancë pa kërkuar komunikuar, duke nisur që nga kryetari i bashkisë dhe UKT.

Më tej ai thotë se edhe pse banorët e kësaj zone paguajnë rregullisht taksat kanë të drejtë që ky problem të marr fund.

Mesazhi i plotë që ka nisur pranë redaksisë së JOQ Albania:

Kemi me shum se nje vit  qe po kerkojm zgjidhje nga kjo gjendje sic ju po shikoni,nk kemi len instanc pa e kominkuar  duke filluar qe ke kryetari i bashkis qe ke ukt duke qen si banor te rregullt me pagesat,jemi shum  banor qe po kerkojm nje zgjidhje por deri tani as nje zgjidhje ku shkojn taksat tonat apo tani qe vjen dhe vera  behet e pabanueshme . Vendodhja Rruga Nacionale dajte.’’

Krahas këtij mesazhi qytetari ka nisur edhe disa foto në të cilat dallohet mjaft qartë se këta banorë janë duke vuajtur për pikën e ujit edhe pse është viti 2019. Po ashtu në këto foto tregohet edhe gjendja skandaloze e kanalizimeve.

Madje mund të thuhet se gjendja mund të ketë qenë më mirë në mesjetë se sa në vitin 2019. Komentet ju takojnë juve.