JOQ Albania
Home

“Ka 1 orë nuk vjen as ambulanca as policia!”/ Një burrë i vë flakën vetes në mes të qytetit, nuk dihen arsyet
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/04/2019 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit.

Një burrë i identifikuar nga dëshmitarët në vendngjarje si Xhevo, i ka vënë flakën vetes për motive ende të paditura.

Nga dyshimet e para mendohet se ky person është endacak. Mendohet se burri kishte vendosur t’i jepte fund jetës duke u vetëdjegur dhe është gjetur përtokë nga disa kalimtarë të rastit.

Ai shihet me rroba të djegura përtokë pa ndjenja, teksa dëshmitarët raportojnë se policia dhe ambulanca nuk janë gjetur ende në vendngjarje.

Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për JOQ Albania:

1 person ka djegur veten ka nje ore nuk vjen as ambulanca as policia. E quajnë Xhevo dhe i vuti flaken vetes per motive te paditura”.