JOQ Albania
Home

Reagon djali me targën “001” që ndërroi korsinë me të kuqe: Me atë trafik të vdes robi! S’kam bërë të fortin, kam patur hall!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/04/2019 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trafiku i rënduar është bërë diçka e zakonshme në rrugët e kryeqytetit. Por gjithsesi kjo nuk justifikon asnjë shofer të thyejë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të vënë në rrezik jetën e këmbësorëve.

Pikërisht një episod i tillë është filmuar në Tiranë, ku një makinë e paduruar në trafik ndërron korsinë dhe futet me të kuqe duke rrezikuar jetën e një gruaje që po kalonte. Raste të ngjashme dokumentohen çdo ditë në vendin tonë dhe drejtuesit e mjeteve ia hedhin pa u lagur.

Megjithatë djali i cili ka kryer veprimin ka kontaktuar me redaksinë e JOQ ALBANIA dhe ka shpjeguar se ai kalim ishte një rast jetë a vdekje në atë trafik të rënduar.

Ai ka shkruar:

Ka qene urgjence dhe njerëzit se dine si i kemi hallet, me ate trafik te vdes robi. Nuk kam bere te fortin thjesht kam patur hall, po ju tregoj te verteten.”

Trafiku i rënduar është një nga shkaktarët e shumtë që ndikon që një person të humbë jetën.

Komentet ju takojnë juve.

"Ja ç’bën ky me targë 001!" Shoferi bën "të fortin" në trafik, ndërron korsinë me të kuqe dhe për pas sa nuk shtyp një grua on Vidnews.