JOQ Albania
Home

“Kam një komshi shpatullgjerë që nuk ma var. Jam yll e bukur, por…” vajza rrëfen hallin me komshiun e martuar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/04/2019 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonjëherë tërhiqemi nga pamja fizike e një personi tërheqës dhe duam ta kemi me çdo kusht.

Kur në një rast të ngjashëm personi është djalë dhe refuzon një vajzë për disa arsye të caktuara, vetëvlerësimi i saj mund të bjerë në ekstrem.

Në këtë rast vajza ose tenton sërish ta ketë edhe pse si mund të jetë “mollë e ndaluar” ose thjesht heq dorë. Por ky nuk është rasti i një vajze që ka shkruar “hallin e saj”.

Ajo rrëfen se ndjen një tërheqje të madhe ndaj komshiut të saj të martuar e me fëmijë, por ai nuk ia hedh sytë teksa shton se nuk ka ndërmend të ndalet.

Vajza shkruan:

Prsh Stafi JOQ Albania dhe lexuesit e faqes .Jam nje vajz 24 vjece ndonje her habitem me vjeten perse jam kaq e mir kaq perfekt kaq e bukur .dhe pse nuk ma thon prap e di qe jam e bukur.e nga xhelozia normale dhe shoqeria shpesh her mundohet te gjej ndonje difekt te un si te tipit je shendoshur apo si ke vetullat mir etc..po prap un e di jam yll sa qe shpesh her dal para pasqyresh dhe jam konfuze me veten me duket vetja shpesh her si Nora istrefi apo Elvana gjata nejse dhe pse jam kaq e mir me mundon dicka dhe kjo esht arsyeja qe po ju shkruaj.kam nje komshi e pelqej tani ka ardhur ne lagjen time .esht shum i bukur i gjat shum shpatullgjer gjitha tmirat i ka .kur e shoh ate me duket vetja si ne boten e 7 .ndihem vertet shum mir .po ai esht i martuar ka nje femij te vogel .ajo gruaja tij esht gjynaf te rrij me ate person aq e shumtuar esht .dhe pse kam ber tentime me u lidhur perseri nuk ma ka var .kam rreth nje muaj nuk e di cfar te bej .kjo ishte arsyeja qe ju shkruajta .dua ndonje mendim nga vajzat qe mund te din me mir ne lidhje me kto gjera .anonim dhe te kaloni sa me mir te gjith .”