JOQ Albania
Home

“Ka met mren mor n’makinë i dek”/ 2 të rinjtë me Benz përplasen me murin e lavazhit, njëri në gjendje të rëndë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/04/2019 15:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve nga dëshmitarët në vendngjarje për JOQ Albania, të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj rreth të 20-tave.

Makina e tyre tip “Benz” ngjyrë blu është përplasur me murin e një lavazhi në qytet dhe shkak për aksidentin sipas burimeve është bërë shpejtësia e madhe me të cilën të rinjtë po udhëtonin.

Sipas burimeve, njëri prej të rinjve ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.

Një qytetar raporton për JOQ Albania:

Mbeti brenda shoferi, ne gjendje te rende e derguan ne spital nuk di cte them me shum ishalla e ka shpetu zoti ate njeri. Ishte te 20 e qa vjeq dhe ishin shum njerz qe po mundoheshin ta nxirrin.”