JOQ Albania
Home

Futet online të kërkojë për makina, shqiptari ngelet pa fjalë nga ajo që sheh
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 10/04/2019 21:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zakonisht, në ditët e sotme, kur duam që të blejmë diçka, preferojmë që të konsultohemi edhe online, që të gjejmë diçka më lirë.

Kryesisht, në këtë mënyrë "gjurmohen" më shumë automjetet, të cilat kanë edhe faqe të dedikuara.

Megjithatë, në këto faqe mund të hasesh dhe me surpriza nga më të ndryshmet.

Si në rastin e këtij djali, i cili e ka ndarë me JOQ Albania befasinë që mori kur u fut të kërkonte për një makinë në një faqe blerjesh dhe shitjesh online.

Ai ka hasur në një rast të pazakontë, duke gjetur një postim nga një person anonim, i cili kishte publikuar foton e një djali dhe e kërkonte.

Për personin që do t’i jepte informacion, kishte vënë në dispozicion 2 mijë euro, si dhe numrin e celularit.

Bashkëngjitur fotos, ai shkruan:

Kërkoj këtë mashtrues, më ka borxh. Kush e njeh të më telefonojë, më duket është nga Tirana"

Epo, Shqipëria duket të jetë me të vërtetë vendi i çudirave…