JOQ Albania
Home

‘’Nuk më plas fare për Notre-Dame, më dhemb që shqiptarët po vidhen deri në palcë’’
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16/04/2019 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania për djegien e Katedrales “ Notre-Dame’’. Ajo shkruan se nuk i kupton dot gjithë ato statuse në rrjetet sociale, ku shqiptarët kanë shprehur dhimbjen për djegien e ‘’Notre-Dame’’.

Ajo shkruan se Shqipëria po digjet dhe se shqiptarët po vidhen deri në palcë. Po ashtu ajo shkruan se nuk i plas fare për ‘’Notre Dame”, por se i dhemb shpirti për ‘’Teatrin Kombëtar’’, për fëmijët që jetojnë në zonën e bregut të lumit që nuk e dinë se ku do flenë sot.

Qytetarja shkruan se Shqipëria po digjet, po braktiset, po rrënohet  ama ne si popull me shumë kulturë merremi me ‘’Notre Dame’’.

Për të është e çuditshme se si me qindra shqiptarë kanë shkruar me aq mallëngjim për një vend që se kanë parë kurrë dhe nuk reagojnë, për atë që po ndodh në vendin e tyre.

Mesazhi i saj i plotë që ka nisur në redaksinë e JOQ Albania:

Me habit e gjithe kjo dhimbje e keto statuse se po digjet Notre Dame.E sigurt  se gjysma nuk e kane pare , lexuar kurre. Dhimbje  sepse shqiperia po digjet, qindra bashkeqytrtare po nxirren me dhune nga shtepite e tyre, shteti po vjedh banka e thesare , jemi te vjedhur deri ne palce . Cdo dite del dhe licensohet nga nje polici , apo takse qe te rrjepin . Mijra qytetare tubojne ne shesh per te shpetuar shqiperine e mare peng nga nje bastard i cmendur .Djem e vajza te reja protestojne per arsimin …po keta te rinj perballen me policine  qe po i vret me gaz helmues . E pak statuse lexoj per ta ..Edhe kur dikush i ben mer minimumin e like- ve. E pra asnje qytetari nga parisi apo qeveria franceze nuk do ju kushtonte asnje min kohe per te gjitha keto . Edhe kur ju zeme deren nga halli e nga problemet qe kemi nuk na pranojne brenda . Shqiperia po digjet , po braktiset , po rrenohet  ama ne si popull me shume kulture merremi me Notre Dame .  E pra nuk me plas per Notre Dam ..me dhemb teatri ..me dhemb shpirti per ate femijen te bregu i lumit qe nuk e di ku po fle sonte. Me dhemb shpirti per banoret e unazes , per Mariglen Docin . E me ne fund kam tre dite qe nuk me mer gjumi per nje djale qe emrim e ka Lindi ose Arlind . Diten e protestes se 13 Prillit e pash me lot ne sy tek shfrynte i revoltuar ..e preka te krahu dhe i thash – Qetesohu bir …Ai me pa dhe shtoi : Ne shtepine time e mbyll naten me nje kos 50 leke 4 fryme , vellai shkoi per nje jete te mire ne france dhe eshte ne burg ..ishalla e mbajne atje se ketu nuk ka cfare ben ..prinderit mi kane heq nga puna ..Me thuaj ti ku te shkoj… Keto tha Lindi , qe emrin ja mesova kur nje nga shoket e vet i tha O Lind perpara.  Kjo mu kujtua sot kur fcb mu mbush me lot per Notre Dame.  Shqiperia po digjet ..edhe lagja …edhe komshiu ..radha po vjen te mua te ti ..te te gjithe ! Kjo eshte dhimbja ime.’’