JOQ Albania
Home

Këngëtari i njohur lë pa fjalë fansat me deklaratën: Nuk e laj asnjëherë…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/04/2019 21:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas Shawn Mendes, sekreti për të pasur një lëkurë të pastër fytyre qëndron tek të qenit i lumtur dhe…meditimi.

Më herët këtë javë, këngëtari mori pjesë në një sesion Q & A me fansat e tij.

Një prej pyetjeve që Mendes mori lidhej me kujdesin që i kushtonte fytyrës pasi, siç tha personi që i bëri pyetjen, lëkura e tij "duket gjithmonë e përsosur".

E ndërsa të pranishmit po prisnin ndonjë rekomandim për ndonjë produkt kozmetik, 20-vjeçari pranoi se rutina e tij e kujdesit ndaj fytyrës është jashtëzakonisht e thjeshtë.

Ai shkroi në Twitter:

Nuk gënjej kur ju them që unë nuk e laj fytyrën. Mendoj se lëkura varet shumë nga gjendja juaj emocionale…”

Menjëherë pas kësaj deklaratë kanë nisur edhe batutat virale në rrjet.

Burimi: The Independent|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania