JOQ Albania
Home

Ky është telefoni me kamerën më të mirë në treg
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/04/2019 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë kërkojmë foto të mira dhe me një cilësi të lartë. Për këtë shpesh debatojmë me miq se cili smartphone ka kamerën më cilësore. Dilemë të cilën përfundimisht e ka zgjidhur DxOMark.

DxOMark është një standard i besueshëm i testimit të pavarur për cilësinë e imazhit të kamerës së smartfonëve.

Duke përdorur protokolle rigoroze të testimit, DxOMark ju mundëson konsumatorëve një vlerësim të paanshëm dhe të besueshëm për performancën dhe cilësinë e kamerës së smartfonëve.- thuhet në faqen zyrtare të tij.

Teksa nga studimi i kryer ka rezultuar se kamera me cilësinë më të mirë është Galaxy S10 5G.

Ky studimi arriti të nxjerrë këtë rezultat duke u bazuar në të dhënat e smartfonëve nga ku rezultoi se Galaxy S10 5G, ka marrë një rezultat të përgjithshëm prej 112 pikësh, me 117 në foto dhe 100 në video, pajisja e parë që arriti 100 pikë.