JOQ Albania
Home

“Po kalonte te vijat e bardha”/ Burri përplaset fuqishëm nga makina dhe përfundon me këmbë të thyera
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/04/2019 17:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qendër të Elbasanit.

Një person i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ka treguar të gjithë dinamikën për JOQ Albania.

Sipas tij një makinë ka përplasur një këmbësor i cili po ecte te vijat e bardha.

Përsa i përket gjendjes së të aksidentuarit, dëshmitari thotë se ka marrë plagë të rënda në kokë, si dhe ka thyer këmbët.

Ndër të tjera denoncuesi tregon se ambulanca erdhi 20 minuta pasi ishte lajmëruar.

Qytetari ka ngritur gjithashtu shqetësimin se sa minuta do t’i duhen ambulancës të shkojë në rrethe, kur në qendër vjen pas 20 minutash.

Mesazhi për JOQ Albania

Para disa oresh ndodhi nje aksident ne qender te Elbasanit. Nje makine perplasi nje kembesor i cili po ecte ne vijat e bardha . Personi ishte ne gjendje te rende , me kembe te thyera dhe plage te renda ne koke . Kishim lajmeruar ambulancen dhe ata kur paten kohe erdhen ,mbas 20 min . Aksidenti ndodhi te kalaja e Elbasanit . Desha te bej nje pyetje : Kur ambulances i duhen 20 min deri ne qender , sa i kohe i duhet ne rrethe?