JOQ Albania
Home

“Jashtëtokësorët po çiftohen me njerëzit, raca e përzierë që do shpëtojë planetin”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/04/2019 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jashtëtokësorët janë duke u çiftëzuar me njerëzit për të krijuar një racë të përzierë që do të shpëtojë planetin.

Të paktën kështu pretendon një profesor i Oksfordit.

Young-hae Chi, instruktor në Institutin Korean Oriental të Oksfordit, beson se njerëzit dhe alienët do të krijojnë një specie hibride që do ta shpëtojë planetin nga asgjësimi dhe nga ndryshimet klimatike.

Chi sygjeron gjithashtu se hibridet mund të jenë tashmë duke ecur mes nesh.

Pasi i bëri këto pretendime në një leksion disa vite më parë, Dr. Chi tani ka shkruar një libër mbi këtë temë.

Propozimi i tij për të debatuar çështjen në Oxford Union u kundërshtua vitin e kaluar, njoftoi gazeta e Oxford Student.

Në leksionin e tij, të titulluar Rrëmbimi nga Alienët dhe Kriza Mjedisore, ai përmendi teorinë e tij në lidhje me praninë e jashtëtokësorëve në Tokë.

Profesori beson se ka një lidhje mes prezencës së jashtëtokësorëve në planetin tonë dhe ndryshimeve klimatike.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania