JOQ Albania
Home

Kjo është kisha që u lejon besimtarëve të tymosin hashash gjatë shërbimeve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/04/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kishë e “vetëshpallur”, e cila u lejon besimtarëve që të tymosin hashash si pjesë e një sakramenti, ka hapur dyert e saj në Wisconsin.

Organizatorët tek Lion of Judah House Rastafari, në Madison, kanë thënë se 6,000 njerëz janë regjistruar në vendin e adhurimit në më pak se një muaj.

Besimtarët pohojnë se ‘praktika fetare’ mbrohet nga Amendamenti i Parë që lejon ushtrimin e lirë të fesë.

Por, autoritetet janë skeptike nëse ky institucion është në të vërtetë kishë, njoftoi Channel 3000.

Një kartë e tyre e anëtarësimit thotë:

Unë e ushtroj lirinë, fenë dhe ndërgjegjen, sinqerisht dhe me ligj, pa një mendje fajtore, me Kaneh-Bosm (kanabis) si sakramentin tim’.

Kanabisi është i paligjshëm në Wisconsin, veç rasteve kur përdoret për qëllime mjekësore.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania