JOQ Albania
Home

”Një Bibël, një Kuran dhe një Talmud’’, imami shqiptar bën gjestin e rrallë në Amerikë dhe i jep një leksion të madh botës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 01/05/2019 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bota është duke u përballur çdo ditë e më shumë me sulme terroriste. E për këtë gjë si fajtore shikohen besimet fetare.

Kujtojmë këtu se nëse ka diçka për të cilën vendi ynë vlerësohet nga e gjithë bota është toleranca fetare.

Së fundmi një tjetër shqiptar ka dhënë një mesazh shumë të madh. Po ashtu ai i ka dhënë edhe një leksion të madh botës, sepse pavarësisht besimeve fetare të gjithë jemi njerëz që kemi nevojë për dashuri, bashkim dhe solidaritet.

Shqiptari që i ka dhënë mesazhin dhe leksionin e madh botës është  Gazmend Aga. Ai po përflitet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për veprimin e tij.

E kjo, pasi ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet krahas një prifti dhe një rabini.

Krahas kësaj videoje ai ka shkruar:

Një prift, një imam dhe një rabi. Një Bibël, një Kuran dhe një Talmud. Ky është shpirti i bashkimit, shpirti i “3 Amigos”.