JOQ Albania
Home

Tronditen kujdestarët e parkut, gjejnë pitonin e pazakontë me tre sy
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/05/2019 23:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kujdestarët e një parku në Australi kanë zbuluar një piton, i cili kishte tre sy për shkak të një deformimi që në lindje.

Zvarraniku, të cilit kujdestarët ia vunë emrin Monty, u zbulua u zbulua në qytetin Humpty Doo të Northern Territory disa javë më parë.

Zvarraniku i çuditshëm, një piton, ishte vetëm tre muajsh, 40cm i gjatë dhe kishte tre sy funksionalë kur u kap nga ekspertë të kafshëve të egra në fund të marsit.

Ekipi që kishte për detyrë që të kujdesej për pitonin me tre sy e pati të vështirë punën pasi zvarraniku e kishte të vështirë ushqyerjen prej deformimeve.

Ray Chatto konfirmoi se gjarpri ngordhi javën e kaluar:

Është e mahnitshme që ai ishte në gjendje të mbijetonte aq gjatë në natyrë me deformimin, po përpiqej të ushqehej përpara se të ngordhte javën e shkuar."

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania