JOQ Albania
Home

Po bënte kërkime, 31-vjeçarja zbulon se babai i saj biologjik është gjinekologu i së ëmës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/05/2019 23:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Teksas ka treguar sesi është i ka ndryshuar e gjithë jeta pasi zbuloi se babai i saj nuk ishte ai që ajo mendonte.

31-vjeçarja Eve Wiley është ngjizur me anë të një fekondimi artificial dhe deri para pak kohësh mendonte se babai i saj ishte Dhuruesi Nr. 106.

Por, pas disa kërkimesh dhe testeve gjenetike që bëri bashkë me bashkëshortin, rezultoi se babai i saj biologjik në fakt kishte qenë mjeku gjinekolog i nënës së saj.

Nëna e saj, Margo Williams dhe bashkëshorti i saj i ndjerë kishin kërkuar për dhurues sperme pasi kishin hasur në probleme pjellorie.

Wiley kishte menduar se Dhuruesi No. 106, Steve Scholl ishte babai i saj biologjik, dhe prej vitesh kishin ndërtuar një marrëdhënie baba-vajzë.

31-vjeçarja tregon:

Unë e quaj baba. E duam njëri-tjetrin. I kalojmë pushimet bashkë dhe ai ishte edhe në dasmën time.”

Por, si duket babai i saj i vërtetë është mjeku që bëri procedurën e fekondimit. I njëjti mjek që asistoi edhe në lindjen e saj.

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania