JOQ Albania
Home

“Duam që njerëzit të mos shqetësohen më për like-t”, Instagrami nuk do të jetë më ai që përdorni sot
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/05/2019 0:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Platforma e njohur për shpërndarjen e fotove dhe videove mund të mos e ketë më opsionin që tregon numrin e “like-ve” në një postim.

Ndryshimet e reja vijnë si një përpjekje për ta bërë rrjetin social më pak stresues.

Instagram, i përdorur më së shpeshti mes adoleshentëve dhe të rinjve, është akuzuar shpesh se po furnizon bullizmin në internet dhe se po lejon “lulëzimin” e komuniteteve që inkurajojnë vetë-lëndimin.

Kështu, ditën e djeshme, kompania në pronësi të Facebook, njoftoi se është duke testuar një skemë provë në Kanada e cila fsheh numrin e pëlqimeve në një postim.

Në konferencën vjetore të F8 të gjigantit të internetit, në San Jose, Kaliforni, shefi i Instagram Adam Mosseri tha:

Ne duam që njerëzit të shqetëson më pak për numrin e pëlqimeve që marrin në Instagram dhe të kalojnë më shumë kohë duke ndërvepruar me njerëzit që duan.”

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania