JOQ Albania
Home

Shkencëtarët: Njerëzit duhet të nisin të ushqehen me insekte nëse duan të mbijetojnë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/05/2019 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për t’u përballur me mungesën gjithnjë e në rritje dhe ndikimet e pafavorshme të kultivimit të bagëtisë, shkencëtarët po kthehen në një formë më pak të përdorur për sigurimin e proteinave.

Dhe zgjidhja i bie të jenë…insektet.

Studiuesit në Universitetin e Queensland janë duke eksploruar përdorimin e krimbave, karkalecave dhe insekteve të tjera për të zhvilluar një sërë ushqimesh ‘specialiteti’.

Prof. Dr. Louërens Hoffman, profesor i shkencave të mishit të Universitetit të Queensland u shpreh:

Një botë e mbipopulluar do të luftojë për të gjetur proteina të mjaftueshme nëse njerëzit nuk janë të gatshëm të hapin mendjen dhe stomakun, në një nocion shumë më të gjerë të ushqimit. A do ta konsumonit një lloj sallami të bërë kryesisht nga krimbat?Po me larvat e insekteve apo edhe me karkalecë? Potenciali më i madh për prodhimin e proteinave të qëndrueshme qëndron tek insektet dhe burimet e reja të bimëve.”

Studiuesit thonë se është e kuptueshme që njerëzit nuk do të hanë ushqime të bëra ekskluzivisht nga insekte duke shtuar se kanë filluar të inkorporojë insektet në produkte të caktuara ushqimore si një shtesë proteinash.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania