JOQ Albania
Home

“Drejtpërsëdrejti nga kamerat e trafikut”, këto janë dy pulëbardhat më të njohura të rrjetit për momentin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/05/2019 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy pulëbardha i kanë ngjitur shkallët e famës shumë shpejt pasi kanë nisur të vizitojnë kamerat e trafikut në Brunswick Road.

Dy zogjtë tashmë njihen gjerësisht në rrjet pasi një video e tyre, e marrë nga kamerat në rrugë, u bë virale në mediat sociale.

Njerëzit në rrjetet sociale po thonë tashmë me shaka se "raportimi" i dy pulëbardhave është më argëtuese sesa përditësimet e zakonshme të trafikut.

Tfl shkroi bashkë me një video të pulëbardhave para kamerave:

Për shkak të kërkesës në rrugë, një përditësim i shpejtë nga reporteri ynë popullor në veri të tunelit të Blackwall".

Ky postim në Twitter ka marrë, që prej publikimit, më shumë se 18.000 pëlqime dhe është shikuar rreth 600.000 herë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Seagull has a lot to say in front of London traffic camera

SEA-GOALS: This seagull kept perching itself in front of a London traffic camera — and inadvertently became a viral star. 🐦

Publiée par CBS News sur Mardi 30 avril 2019