JOQ Albania
Home

“Të gjithë kemi pasur ditë si këto”, shoferja në nxitim harron “detajin” e vogël dhe del për rrugë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/05/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është fotografuar duke ecur me makinë drejt një stacion treni me koshin e saj të mbeturinave nga pas.

Pa e kuptuar fare, shoferja kishte qenë duke e tërhequr koshin e saj me rrota përgjatë një rruge të ngarkuar me trafik në Brisbane.

Sipas një shoferi që bëri edhe foton, ajo kishte qenë duke nxituar për në stacionin e trenit dhe me sa duket kishte harruar të shkëpusë koshin nga makina para se të largohej nga shtëpia.

Burri që i bëri foton e postoi në faqen e ABC Brisbane të mërkurën duke shkruar:

I them zonjës që kishte harruar ta shkëpuste koshin e saj me rrota këtë mëngjes dhe u nis për rrugë….mos u shqetëso, të gjithë ne kemi kaluar një nga këto ditët.”

Fotoja është marrë nga Steve Jones, i cili thuhet se arriti që ta njoftonte shoferen se koshi i saj ishte ende i bashkangjitur pas makinës.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania