JOQ Albania
Home

Biznesmeni shqiptar që tha hapur se pëlqen meshkujt, bën fotot e rralla: Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/05/2019 19:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Biznesmeni Elton Ilirjan është cilësuar si një ndër njerëzit më të suksesshëm në vendin tonë.

Biznesmeni bëri shumë bujë, kur gjatë një interviste televizive e tha hapur se ishte homoseksual dhe se të tjerët duhet ta pranonin ashtu siç ishte.

E që nga ajo kohë ai ka qenë në mbrojtje të personave të komunitetit LGBTI.

Kurse gjatë ditës, së sotme biznesmeni Elton Ilirjan ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka nisur edhe disa foto që janë realizuar nga fotografi Fadil Berisha.

Në këto foto biznesmeni shfaqet me make up dhe ka pozuar sikur të ishte një grua. Por, këtë gjë ai e ka bërë për të dhënë një mesazh të veçantë dhe me mjaft vlera.

Biznesmeni thotë se diverisiteti duhet të jetë thelbi i çdo biznesi dhe se të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra dhe se njerëzit nuk duhen paragjykuar nga preferencat e tyre seksuale.

Mesazhi që ai ka dashur të përcjellë është ky:

Diversiteti është në thelbin e biznesit tonë! Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra! Pranoni diversitetin si talent. Gjendet brenda diversitetit.’’

E si përfundim mund të thuhet se fotot që ai ka realizuar janë mjaft të rralla dhe të veçanta si dhe duhet shumë guxim për të pozuar si ka bërë biznesmeni, Elton Ilirjan.