JOQ Albania
Home

Ky është 46-vjeçari që mban rekordin si burri me më shumë gishta në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/05/2019 21:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Devendra Suthar është një 46-vjeçar i cili mban rekordin si burri me më shumë gishta në botë.

Suthar ka plot 28 gishta pasi ka lindur me “Polydactylism”, një gjendje që ndodh kur fetusit i formohen më shumë gishta sesa normalja gjatë javës së gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë.

Duke qenë se punon si marangoz, Devendra ka thënë për mediat se është i shqetësuar se mos ndonjë ditë mund të presë ose lëndojë ndonjë nga gishtat e tij.

Për shkak të 28 gishtave të tij, Suthar është bërë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness. Ai ka katër gishta më shumë në këmbë dhe katër gishta më shumë në duar.

Pra, në secilën prej katër gjymtyrëve ai ka 7 gishta.

Sipas ekspertëve, Polydactylism-i prek një në çdo 700 deri në 1000 lindje në mbarë botën.