JOQ Albania
Home

Ndjekësit të serialit të njohur ia bën e dashura “8 me 2”: Nuk do e shohësh më se ka vajza të zhveshura
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/05/2019 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka shumë njerëz në botë që janë të fiksuar pas serialit të njohur Game of Thrones, por si duket njëri prej tyre është në telashe serioze.

Ndjekësi i serialit i është drejtuar një grupi në Reddit për të qarë hallin që e kishte zënë me të dashurën e tij.

Siç shpjegon në postimin e tij, fansi i GoT tregon se partnerja e tij është xheloze për vajzat që dalin të zhveshura në serial.

Ai shkruante në postimin e tij:

Unë shoh Game of Thrones. E dashura ime po e shihte bashkë me mua për herë të parë, brumjen e shkuar. Ditën tjetër ajo filloi të ankohej se në serial nuk ka gjë tjetër veçse thithka. Pastaj nisi të më thoshte se kjo është arsyeja e vetme sepse unë e shoh. I thashë që këto gjëra nuk më bënin përshtypje, dhe pastaj i thashë,’ Po bëhesh xheloze sepse unë po shoh një serial televiziv’…Tani nuk më flet më..”

Burri në hall kërkonte mendimin e përdoruesve për të kuptuar nëse e ka ai gabim apo e dashura e tij po e ekzagjeron.

Burimi: LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania