JOQ Albania
Home

“4 orë rrugë për këto foto”, politikanët t’i hedhin sytë edhe nga Çamëria jo vetëm të vjedhin
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 04/05/2019 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në shumë fshatra të Shqipërisë rrugët janë në gjendje shumë të mjerueshme, ku shteti nuk ka vënë dorë prej vitesh. Një shqiptar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku së bashku me katër veta të tjerë kishin vendosur të vizitonin disa fshatra të Çamërisë.

Vetëm për të shkuar në fshatin Lops të Çamërisë atyre u është dashur katër orë ku edhe nga fotot që ai vetë na ka dërguar duket terreni i vështirë ku udhëtimi me mjet është i pamundur.

Ai shprehet:

Përshëndetje JOQ Albania! Këto foto janë nga Lopsi i Çamërisë. Na janë dashur katër orë të mbërrijmë në fshat. Ju lutem publikojini, që të gjithë njerëzit ti shohin, e jo vetëm njerëzit por edhe politikanët. Të kujtohen njëherë edhe për Çamërinë dhe jo vetëm sesi ta vjedhin popullin."